Shkarkohen ministri kroat i Ekonomisë dhe këshilltari i tij për korrupsion të dyshuar
Lexohet për: 1 min.
Kroacia
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviq njoftoi sot se ka shkarkuar ministrin e Ekonomisë Davor Filipoviq dhe këshilltarin e tij, Jurica Lovrinçeviq.

Lëvizja e Plenkoviq erdhi pasi revista “Nacional” shkroi se Lovrinçeviq kishte një marrëveshje të parregullt me një stacion televiziv të Zagrebit.

"Arsyeja e vendimit tim është diskursi që pamë në media. Korrespondenca midis ish-këshilltarit të ministrit dhe një gazetari shkaktoi habi të madhe në qeveri," tha Plenkoviq në një konferencë në Zagreb duke shtuar se ai e humbi besimin te Filipoviq.

"Unë nuk kam më besim te ministri që lejoi të ndodhin ngjarje të tilla. Ne do të fillojmë negociatat për një emër të ri sa më shpejt të jetë e mundur," tha Plenkoviq.

“Nacional” botoi një artikull që thoshte se Lovrinçeviq i ofroi televizionit Mrezha me qira tabela të kompanive dhe organizatave shtetërore, dhe kërkoi që gjysma e shumës së kostos të depozitohej në llogarinë e tij. Revista publikoi  korrespondencën midis Lovrinçeviq dhe një gazetari. /AA

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025