ASPEKTE SHQIPTARE NGA LUFTA ITALO-GREKE
Dilaver Goxhaj
Si rrjedhojë e atij nënshkrimi nga Mustafa Kruja, Shqipëria pas okupacionit Italian po vihej edhe nën okupacionin grek, që do t’i kushtonte veçanërisht Jugut të Shqipërisë. Duke u reshtuar në anën e agresorit, kolaboracionistët e bënë Shqipërinë, nga një vend viktimë e agresorit në një palë ndërluftuese, pjesmarrëse në sulmin kundër Greqisë në krah të Italisë.
Në zbatim të atij vendimi të Qeverisë Kuislinga, në verën e vitit 1940, në çdo komunë apo fsht të Shqipërisë, qeveria italiane u mundua të regjistronte milicë vullnetarë për t’i çuar në luftë kundër Greqisë. Në fshatin Vuno të Himarës shkoi vetë ish-konsulli Meloni dhe togeri i S.I.M për Himarën Luigj Moreti, ( i cili, për krimet e kryera këtu, u vra në pritë më 26 gusht 1942, nga një njësit partizan i komanduar nga Zaho Koka). Por këta misionarë fashistë nuk mundën të regjistronin as edhe një milic në Vuno. Për këtë dështim, italianët bënë arrestime e burgime si dhe internuan në Shkodër dhjetra veta. Ndërsa Foto Gjinin, Gogo Zhebon, Niko Llagurin dhe Orest Mitron, pasi i arrestuan dhe i torturuan barbarisht, i pushkatuan gjatë rrugës në fshatin Dhërmi. Këtë ngjarje dhe përgjigje që u ktheu populli i Vunoit, ai popull e ka përjetësuar në këngë:
bukuri e vilajetit.
Vuno, fshat i Shqipërisë,
Melonit me ca fashistë,
Moretit me munafikë,
për luftën kundër Greqisë.
Të kërkuan po s’u dhe,
Popullin ta torturuan,
shtëpitë t’i përvëluan.
ca në burg, ca internuar.
Seç muar katër të mirë:
Nikon dhe Orest trimë.
Ndërsa në Krahinën e Mesaplikut për të mbledhur vullnetarë të tillë, shkoi eksponenti i fashizmit Qazim Koculi me shokë, ku mblodhi kryesinë e kësaj krahine. Mbledhja u bë në Milenjë, fushë në bregun e djathtë të Lumit të Vlorës, që i përket fshatit Gjorm. Qazim Koculi kërkonte t’i bindte krerët e krahinës së Lumit të Vlorës, që të rekrutonin forca vullnetare për milicinë fashiste. I pari e mori fjalën Qazim Koculi. Ky filloi t’u fliste krerëve për çlirimin e Çamërisë nga Greqia. Pasi mbaroi fjalën Qazim Koculi, ishte Ahmet Cani nga fshati Brataj i Vlorës, atdhetar dhe luftëtar i shquar, që u ngrit i pari dhe e kundërshtoi vendosmërisht, duke bërë që mbledhja e Milenjës të dështonte. Dhe këtë ndodhi populli i Labërisë e ka përjetësuar në këngë:
Hajde o Ahmet të shkojmë,
na kërkon Qazimi Gjormë.
Me Greqi ne do luftojmë.
- Qazim Koculi të thonë,
Iitalianët në Vlorë,
kthehu të haç ndonjë zorrë,
Shokët Ahmetit i thonë:
- Ahmet t’u lumtë ajo gojë,
jeshje nga një fshat me sporë,
që u rri koburja në dorë.
po grekët do t’i ndihmojmë,
Italisë do ja punojmë,
se na ka ardhur pa folë.
Dihet se Qazim Koculi ka qenë një nga drejtuesit kryesorë të Epopesë Luftës së Vlorës të vitit 1920, por me ardhjen në fuqi të Amet Zogut si shumë Fanolistë edhe ai mërgoi në Itali, por kur Italia pushtoi Shqipërinë në 7 prill 1939, ai së bashku me shumë nacionalistë të tjerë e mbështeti pushtimin e Shqipërisë nga Italia duke u bërë kolaboracionistë. Për kët populli e anatemoi me këngën:
vet e shporre, vetë e prure !
Gjatë asaj lufte italo - greke shumë banorë të fshatrave greke u detyruan të iknin duke kërkuar strehim në fshatrat e thella malore të Shqipërisë së Jugut. Pothuajse në çdo fshat shqiptar pati të tillë refugjatë, të cilët u përkrahën nga populli shqiptar. Disa familje greke u strehuan edhe në fshatin Kuç të Kurveleshit. Mirëpo, një djalë i këtij fshati u përpoq që ta përdhunonte një vajzë të bukur greke, i cili quhej Jaho Sulo Sofia. Për aktin e tij të turpshëm, gjykohet dhe dënohet me vdekje nga vetë fshati i Kuçit. Ky fshat nuk e përfilli aspak gjykatën e pushtuesve fashistë që ishin në fuqi dhe i dëboi karabinierët italianë të cilët shkuan në Kuç për ta ndaluar gjyqin që po i bëhej fajtorit. Po ashtu pleqësia e fshatit Kuç nuk morri parasysh as lutjet që i bëri familja e vajzës greke që ta falte fajtorin. Pleqësia iu përgjegj: “Ne kemi zakonet tona, kur i preket nderi gjitonit, prandaj do bëjmë siç kanë bërë të parët tanë.” Dhe ja se si populli e ka përjetësuar edhe këtë ngjarje në këngën e tij:
për bukë vuante Greqia,
ikte populli nga uria,
nga Saranda gjer në Durrës,
plot familje greke udhës.
trokitnin derë më derë,
kërkonin më çdo shtëpi
Shqiptari, siç kishte hije,
i priti si mik shtëpije,
gjithë ata fëmijë xathur,
i morën brenda në vatër;
U dha bukë e u dha gjellë,
s’i la jashtë që të flenë;
bukë e kripë i ndanë bashkë.
Po një ditë, një rrufjan,
i kuçiot, një palo djalë,
dolli në shteg atje parë,
Sheh një vajzë të bukur greke
dhe iu hodh që ta rrëmbente.
dhe fshati Kuçet errinë.
Pleqtë e Kuçit u mblodhë,
dhe dhjetë trima i zgjodhë,
shkuan Jahon ta rrethojnë.
mori armët edhe shkoi.
Aty fshati e rrethoi,
për dënim plumbin i dhanë,
tre në gjoks e dy në ballë.
se nderove Labërinë,
Labërinë e Shqipërinë.”