Shfaqet premiera e filmit “5 herë jo” me protagonistë Donald Veshaj e Bora Zemani
Lexohet për: 2 min.
403622800_326767856946392_5977733147681852504_n
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Sot në Cineplexx u shfaq premiera e filmit “5 herë jo” me protagonistët Donald Veshaj dhe Bora Zemani. Gjithashtu fansat mundën të takojnë dhe të bëjnë fotografi me Bora Zemanin dhe Donald Veshajn para premierës.

Zemani dhe Veshaj, në një konferencë për media sonte, treguan detaje rreth filmit të tyre, projekt për të cilin ata kanë punuar rreth një vit.

Veshaj tha se bëhet fjalë për një film të krijuar me shumë dashuri për publikun dhe se ka qenë një dëshirë e tyre për të qenë aktorë dhe ta krijonin një histori siç dëshironin ata.

“Është një film që është bërë me shumë dashuri, është një projekt që të futë një lloj “mood”-i (disponimi) tjetër, të largon pak nga problemet e përditshme dhe të lë një shije shumë të mirë...Nuk është se kemi bërë diçka që ta mendojmë të bënim një film. E gjitha ka ardhur natyrshëm dhe thjesht ka qenë dëshirë gjithmonë e jona që të jemi aktorë në një film, por në këtë rast e vendosëm që ta bënim vetë filmin, të ishim vetë producentë dhe të krijonim një histori ashtu siç ne e donim,” tha Veshaj.

Veshaj theksoi se filmi është pritur shumë mirë, dhe ndoshta në të ardhmen do të ketë një film tjetër së bashku.

Ndërsa Bora Zemani tregoi për KosovaPress se dëshira e tyre e kahmotshme për një film më në fund u realizua.

“Ne e kemi thënë shpesh herë që ka qenë ëndërr jona që shumë vite përpara. Tani erdhi momenti i duhur që thjesht ta realizonim,” tha Zemani.

Filmi “5 herë Jo” është një komedi romantike që flet për ata të dy, për dashuritë e tyre. Ai tregon se dashuria vjen papritur, bashkë me aventurat, sfidat e vështirësitë që e bëjnë plot ngjyra këtë storie magjike./A. Shala/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024