Shënohet goli i nëntë nga ylli kosovar Fisnik Asllani në Bundesligë
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Shënohet goli i nëntë nga ylli kosovar Fisnik Asllani në Bundesligë
Fisnik Asllani
04/04/2026 - 16:17
Linku u kopjua

Në Bundesliga po zhvillohet një përballje interesante mes Hoffenheim dhe Mainz, ku dy skuadrat kërkojnë pikë të vlefshme në luftën për renditje.

Mainz ka kaluar në epërsi për 1-0 në minutën e 13’ me golin e Tietz duke u renditur rreth vendit të 11‑të dhe synon një rezultat pozitiv për tu ngjitur në tabelë. 

Ndërkohë Fisnik Asllani, shënoi një gol të jashtëzakonshëm për Hoffenheimin ndaj Mainzit në minutën e 23’ për 1:1 duke arritur ta barazojë rezultatin, derisa ky është goli i nëntë nga ylli kosovar në Bundesligë.

Ky  është një nga takimet kyçe të xhiros së sotme në Bundesligë, me të dy skuadrat që kërkojnë pikë për objektivat e tyre sezonale. Hoffenheim kërkon rezultat për një vend më të lartë, dhe Mainz për të ngjitur në tabelë.

Në këtë ndeshje, vëmendje të veçantë vazhdon të marrë edhe Fisnik Asllani, i cili mbetet një nga talentët më premtues, pavarësisht paraqitjes në humbjen e fundit të Kosovës ndaj Turqisë.

Takimi po zhvillohet në stadiumin “PreZero Arena”, nga ora 13:30.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026