Për herë të parë në Kosovë, nga ana e institucioneve shtetërore, po shënohet Dita Evropiane e Logopedisë, nga Zyra për Qeverisje të Mirë, në bashkëpunim me organizatën “zë”, ku u trajtuan sfidat që kanë logopedët në Kosovë.
Nga një hulumtim pesë vjeçar i organizatës “Zë”, në vitin 2020 nga 400 logopedë të diplomuar, vetëm 27 prej tyre janë të licencuar, e dy prej tyre të punësuar në QKUK, raporton KosovaPress.
Drejtori i Zyrës për Qeverisje të mirë në Zyrën e Kryeministrit, Habit Hajredini tha se falë këtij bashkëpunim, me institucionet përgjegjëse do të mundohen të bëjnë progres dhe të identifikojnë sfidat e logopedëve në Kosovë.
Ndërsa, drejtori ekzekutiv i organizatës “Zë”, Lekë Gjurgjiali shpalosi hulumtimin e tij pesë vjeçar, shkruan KosovaPress.
Sipas tij, në vitin 2021 Klinika e ORL-së ka ofruar vetëm 379 shërbime logopedike, ndërsa organizata tij dyfishin e këtyre shërbimeve.E Donjeta Kelmendi nga organizata KOMF u bëri thirrje institucioneve qendrore dhe atyre lokale që të rrisin numrin e logopedëve në institucione.
Shërbimet logopedike, ndihmojnë fëmijët që kanë probleme në të folur dhe në komunikim.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...