Shenjëstrohet një rast i krimeve të rënda, sekuestrohen mbi 2 milionë euro
Lexohet për: 1 min.
Blerimi
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, ka mbajtur të premten takimin e radhës me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shenjëstrimin e krimeve të rënda, ku kanë shenjëstruar një rast të ri të koduar “Frangu” e ku janë të përfshirë katër persona.

Prokuroria njofton se rasti është shënjestruar për veprat penale “Shpëlarje e parasë”, “Fajdeja”, “Detyrimi” dhe “Pengim i të privuarit apo procedurës zyrtare”.

“Sa i përket hetimeve financiare, rasti është hetuar paralelisht dhe ditën e operacionit është arritur të ngrihen llogaritë bankare të të dyshuarve dhe familjarëve të ngushtë.  Në llogaritë e tyre rrjedhëse dhe të afatizuara janë ngrirë gjithsej 2,131,223.31 euro dhe 878,632.47 franga. Kurse në vazhdimësi të hetimeve janë identifikuar edhe prona dhe patundshmëri të cilat me urdhër të Gjykatës janë ngrirë gjashtëmbëdhjetë (16) parcela. Në ketë rast për momentin janë të përfshirë katër (4) persona, tre (3) prej tyre janë në paraburgim”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024