Nuk është turp të mos dini se çfarë doni të bëni me jetën tuaj. Është madje normale. Por vjen një moment kur duhet të vendosni dhe të filloni të ecni drejt një rruge. Si e dini nëse jeni duke shkuar në drejtimin e duhur? AkademiPune sjell disa shenja që tregojnë se mund të jeni në rrugën e gabuar të karrierës.
Ju nuk jeni të apasionuar për punën që ju e bëni
Edhe nëse nuk ndiheni të motivuar në karrierën tuaj, kjo nuk do të thotë se jeni keq në punën tuaj. Thjesht do të thotë se mund të ketë diçka tjetër që do t'ju bëjë më të lumtur. Çdo gjë do të jetë në rregull nëse komunikoni vazhdimisht me veten. Ndërkohë ju mund të kërkoni një punë të re ku mund ta përmbushni pasionet tuaja dhe të shijoni më shumë karrierën tuaj.
Nuk përputhet me vlerat tuaja
Nëse keni kaluar pak kohë në një kompani me vlera që nuk përputhen me tuajat, kjo mund të jetë një nga shenjat që ju duhet të ndryshoni karrierën. Vlera juaj nuk duhet të cenohet. Nëse komprometoni vlerat tuaja për t'u përshtatur me ato të kompanisë, mund të jetë koha të mendoni për një punë tjetër. Sigurohuni që karriera juaj të përputhet me gjërat e rëndësishme për ju - nëse jo, mund të jetë koha për të bërë një ndryshim.
Ju nuk jeni të mirë në punën që bëni
Nëse ende dëshironi të ndiqni këtë fushë dhe të jeni më të mirë në të, pse të mos regjistroheni në disa klasa ose të merrni një mentor? Duke vepruar kështu, mund të përmirësoni aftësitë tuaja dhe të rrisni shanset tuaja për sukses. Por nëse thjesht nuk jeni të prirur për të, kjo është gjithashtu në rregull. Është më mirë të gjesh një karrierë në të cilën je i mirë dhe të kënaqesh sesa ta detyrosh veten të qëndrosh diku ku nuk je i lumtur.
Ju nuk ndiheni aspak të lidhur me kolegët tuaj
Nëse po, ndoshta nuk është industria juaj dhe ju jeni në fushën e gabuar. Për të fituar pak qartësi dhe për të gjetur se çfarë është, kërkoni në mënyrë aktive njerëz jashtë rrjetit tuaj dhe kërkoni intervista informative. Kjo është mënyra ideale për të folur me dikë për një industri për të cilën mund të keni interes.
Ju e kaloni ditën tuaj të punës duke ëndërruar për punë të tjera
Nuk ndiheni të frymëzuar, të sfiduar, kreativ, apo sinqerisht të mirë
Karriera jonë supozohet të na shtyjë përpara. Përmbushja e karrierës shpesh na bën kuriozë dhe të përkushtuar - dhe na jep dëshirën për t'u përmirësuar. Nëse e shihni veten që ju mungojnë këto cilësi, ndoshta mendoni të zgjidhni hobi jashtë punës që mund ta mbushin këtë boshllëk.
Shëndeti juaj mendor dhe fizik pe pëson
Kur rraskapitja, stresi, ankthi dhe simptomat fizike po marrin më shumë fokusin tuaj se çdo gjë tjetër në jetë, atëherë ju duhet të shikoni se prej nga po vjen.
Ju ndiheni të nënvlerësuar dhe kjo po krijon pakënaqësi
Të punosh në karrierën e gabuar mund të ju konsumojë sepse ndihesh sikur po humbisni kohën dhe aftësitë tuaja. Edhe nëse jeni duke përparuar në pozitën tuaj, nëse mendoni se aftësitë tuaja profesionale po mbeten të papërdorura, kjo mund t'ju lërë të pakënaqur ose të ndiheni të nënvlerësuar.
Ju e gjeni veten në platforma të punësimit më shumë sesa të bëni punë aktuale
Ju shpërqendroheni vazhdimisht duke kërkuar shpallje të reja të punës se sa të punoni në atë që ju jeni të angazhuar. Nëse puna juaj aktuale i mungon ato që ju i konsideroni si përfitime shumë të rëndësishme, ndoshta puna juaj nuk është ajo që keni menduar dikur. A jeni në gjendje të rinegocioni disa nga përgjegjësitë tuaja, të kërkoni një rritje page ose të ripunoni punën tuaj sipas dëshirës tuaj? Përndryshe, mund të jetë koha për të filluar dërgimin e CV-ve./ AkademiPune