SHBA triumfon në FIBA 3x3 Women’s Series në Prishtinë
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Për herë të parë është zhvilluar FIBA 3x3 Women’s Series në Kosovw

Për dy ditë me radhë kishte ndeshje mjaft interesante, ndërsa përfundoi ashtu si e meritoi me një super finale mes SHBA-së dhe Francës, ku vashat amerikane fituan 14:13.

Çmimin e trofeut e kanë ndarë ish-basketbollistja e njohur, Resmije Juniku, si dhe ish-basketbollisti dhe përfaqësuesi i klubit 3x3 Prishtina, Fikret Shatri.

Ndërkohë, Sekretarja e Përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Elvira Dushku ka ndarë çmimin për vendin e tretë, ndërsa Drejtori i Sportit në Komunën e Prishtinës, Granit Rugova për atë të dytë.

Kujtojmë se në këtë garë për herë të parë u paraqit edhe Kosova.

Garat po vazhdojnë edhe në FIBA 3x3 Prishtina Challenger, që do të përmbyllet nesër (e diel).

Ky organizim po bëhet nga klubi 3x3 Prishtina në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Kosovës, Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komuna e Prishtinës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024