SHBA kryen sulm të ri ndaj rebelëve Houthi
Lajme
Lexohet për: 2 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Shtetet e Bashkuara kryen sulme të reja herët të enjten kundër Houthi-ve që po përgatiteshin të lëshonin raketa në Detin e Kuq, u tha gazetarëve zëdhënësi i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.

Ai shtoi se komanda ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme do të publikojë detajet e sulmit më vonë.

Presidenti Joe Biden tha të enjten se sulmet amerikano-britanike kundër Houthis në Jemen do të vazhdojnë, duke shtuar se rebelët kishin vazhduar të sulmonin anijet në Detin e Kuq.

Të enjten mbrëma, ushtria amerikane shënjestroi Houthi-t për herë të katërt në më pak se një javë.

Sulmet e SHBA-së, ndërsa Lindja e Mesme rrezikon një zjarr rajonal, erdhën disa orë pasi Uashingtoni i përshkroi edhe një herë rebelët jemenas si "terroristë".

Houthi, të cilët kanë bërë luftë kundër Qeverisë së Jemenit për gati një dekadë, po synojnë anijet tregtare që ata besojnë se janë të lidhura me Izraelin në një zonë kyçe për tregtinë ndërkombëtare.

Shtetet e Bashkuara vendosën të udhëheqin reagimin ndërkombëtar, duke kryer një sulm ndaj Houthis në marrëveshje me Britaninë e Madhe dhe me mbështetjen e Australisë, Bahrejnit, Kanadasë dhe Holandës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024