Shasivar Haxhiaj falënderon banorët e Saradranit: Vazhdojmë drejt Kosovës më të fortë
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 1 min.
6 ditë më parë
Linku u kopjua
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së Shasivar Haxhiaj me numrin 52, së bashku me kryetarin e degës së PDK-së në Istog, Ali Nimanaj, dhe kandidatin tjetër për deputet Valon Grabovci kanë takuar banorët e Saradranit të Istogut.
Ai ka thënë se mbështetja e banorëve të Saradranit jep forcë për të vazhduar rrugën drejt një Kosove më të zhvilluar dhe më të fortë.
“Nuk ka projekt madhor që nuk mban nënshkrimin e Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçit dhe Bedri Hamzës! PDK ka dëshmuar me punë konkrete se është motori kryesor i zhvillimit të vendit, dhe do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim për një të ardhme më të mirë! Mirënjohës për mbështetjen dhe besimin tuaj!”, ka shkruar Haxhiaj në një postim në Facebook.