Shaqiri pritet të rikthehet në Evropë
Lexohet për: 1 min.
Xherdan Shaqiri
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Xherdan Shaqiri do të largohet nga Chicago pas dy vitesh e gjysmë. Një kthim në Evropë është mundësia më e madhe për ish-sulmuesin e Interit. Siç raportoi pak ditë më parë portali grek “SDNA”, Panathinaikos thuhet se është i interesuar për Shaqirin. Thuhet se klubi nga Athina e ka bërë një synim madhor këtë transferim.

Shaqiri përjetoi një aventurë zhgënjyese në Kampionatin Evropian të futbollit në Gjermani duke mos pasur minutazhën e duhur në fushë, edhe pse në pak minuta kundër Anglisë, ai tregoi cilësitë e tij, transmeton KosovaPress.

Në karrierën e tij, Shaqiri ka luajtur për skuadra të mëdha evropiane si Basel, Inter, Liverpool e  Bayern Mynih.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025