Ylli shqiptar i Zvicrës, Xherdan Shaqiri ka folur për mediat pas eliminimit të kombëtares së tij nga Kampionati Evropian Euro 2024.
Zvicra e Xhakës e Shaqirit e pësoi në çerekfinale nga Anglia, nga e cila u eliminua me ndihmën e penalltive, raporton KosovaPress.
“Ishte një lojë e shkëlqyer nga të dyja palët. Ne shkuam përpara, por Anglia luajti më mirë se ndeshjet e mëparshme. Në fund është 1:1 dhe shkoi në penallti, të cilat janë gjithmonë 50-50. Anglia tregoi nerva më të mirë sot dhe fitoi”, tha Shaqiri.
Shaqiri më pas foli edhe për aventurën në Euro 2024 të Zvicrës, për të cilën u shpreh krenar.
Për fund, Shaqiri falënderoi tifozët zviceranë për përkrahjen e tyre gjatë turneut.
"Ju mund të shihni se sa njerëz erdhën për të parë dhe na përkrahin gjatë gjithë turneut. Mund të them vetëm faleminderit për mbështetjen dhe shpresoj që të kthehemi më të fortë", tha Shaqiri.