Shala ankohet në Speciale: Kemi gjetur 213 fjali të ndryshuara, nuk e di se në çfarë mënyre jam dënuar
Lexohet për: 1 min.
shala 123
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala është ankuar në Gjykatën Speciale.

Gjatë konferencës së Apelit të premten, Shala tha se gjatë seancave kur është shpallur fjala përfundimtare në korrik kanë gjetur 213 fjali të ndryshuara, derisa theksoi se ende nuk e ka në gjuhën shqipe aktvendimin për të parë se si ka rrjedh gjykimi i tij që nga fillimi deri në tri ditët e fundit.

Ai u ankua se nuk e ka në dispozicion në gjuhën shqipe edhe aktvendimin ndaj tij duke shtuar se nuk e dinë se në çfarë mënyrë është dënuar.

Ndërkaq, kryetarja e panelit të Apelit, Michele Picard tha se përkthimet e përfunduara dhe redaktimi i përkthimit pritet të dorëzohen në fund të muajit tetor.

Më 16 korrik 2024, ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala është dënuar me 18 vite burgim për krime lufte nga Gjykata Speciale.

Lajmi në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025