Sfida e ditës në Superligë: Drenica kundër Dukagjinit
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Sfida e ditës në Superligë: Drenica kundër Dukagjinit
Topii
08/03/2026 - 09:15
Linku u kopjua

Skuadra e Drenicës do të përballet sot me Dukagjinin, në kuadër të xhiros së 23-të të Superliga e Kosovës në futboll, ndeshja e vetme kjo që zhvillohet sot në elitën e futbollit kosovar.

Takimi do të luhet në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj dhe pritet të fillojë nga ora 13:00, transmeton KosovaPress. Për të dyja skuadrat kjo përballje konsiderohet shumë e rëndësishme, pasi pikët janë të vlefshme për pozitën tabelare. 

Vendasit synojnë të shfrytëzojnë terrenin e tyre për të marrë një rezultat pozitiv dhe për të përmirësuar pozicionin në tabelë, ndërsa skuadra nga Klina udhëton drejt Skenderajt me synimin që të marrë pikë të rëndësishme në këtë fazë të kampionatit.

Drenica nuk ka fituar në pesë sfidat e fundit, ndërkohë Dukagjini ka shtatë ndeshje pa fitore.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026