Sevilla mposht Atletico Madridin
Lexohet për: 1 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Futbollistët e Sevilla kanë mposhtur sonte si vendës në “Ramon Sanchez-Pizjuan” skuadrën e Atletico Madridit me rezultat 1:0, në kuadër të javës së 24-të të La Ligës spanjolle.

Golin e vetëm dhe të fitores për skuadrën vendëse e shënoi qysh në minutën e 15-të Isaac Romero.

Me këto tri pikë të reja skuadra e Sevilla renditet në pozitën e 15-të në tabelë me 23 pikë, po aq sa edhe Mallorca e Vedat Muriqit një pozitë më poshtë, por me gol- diferencë më të dobët.

Ndërkaq, Atletico Madrid, për të cilën kjo ishte humbja e tretë në këtë sezon, renditet në pozitën e katërt me 48 pikë, tri më pak se Barcelona e treta.

Në tabelë prin Real Madrid me 61 pikë, pesë më shumë se Girona në vendin e dytë, të cilën madrilenët e mposhtën mbrëmë me rezultat bindës 4:0.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024