Sërish tensione në Kuvend
Lexohet për: 2 min.
Tensione
1 vit më parë
Linku u kopjua

Sërish janë shfaqur tensione në Kuvendin e Kosovës. Mospajtueshmëria mes pushtetit dhe opozitës për vazhdimin ose jo të seancën e sotme, ka provokuar prapë tensione mes deputetëve.

Insistimi i deputetëve opozitarë për ndërprerje të seancës bëri që ata të bllokojnë sërish foltoren e Kuvendit të Kosovës, por kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca vendosi për vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme të thirrur nga mazhoranca, ku do të shqyrtohet Projektligji për produktet medicinale.

Insistimi i deputetëve opozitarë për ndërprerje të seancës bëri që ata të bllokojnë sërish foltoren e Kuvendit të Kosovës, por kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca vendosi për vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme të thirrur nga mazhoranca, ku do të shqyrtohet Projektligji për produktet medicinale.

Pas fillimit të procedurave për shqyrtimin e Projektligjit, deputeti i PDK-së Ilmi Reçica ia ndërpreu fjalën deputetit të LVV-së, Adnan Rrustemi.

Më pas deputetët e PDK-së sollën edhe dy pankarta me fytyrat e kryeminsitrit Albin Kurti dhe shefës së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila me mbishkrimet “Zdravo”.

Në këto kushte deputetët e pushtetit miratuan Projektligjin për produktet medicianale./KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025