Aktivistja e shoqërisë civile, Kaltrina Kamberi ka kritikuar bashkësinë ndërkombëtare për mungesë reagimi ndaj Serbisë pas publikimit të një videoje ku shihen serbë që po trajnohen në Serbi, me flamuj që kundërshtojnë NATO-n dhe që pretendojnë se Kosova i përket Serbisë.
Kamberi nënvizon se mosreagimi i aletaëve përball një kërcënimi të tillë, është i papërgjegjshëm dhe ironik.
- A video shared on social media depicts individuals undergoing training in Serbia, displaying flags opposing NATO and asserting Kosovo's belonging to Serbia. These Banjska extremist groups are viewed as a potential danger to our nation. The footage showcases new groups being… pic.twitter.com/1IMb4ITdwj
— Kaltrina Kamberi (@ThisisKaltri) July 3, 2024
Kamberi apelon bashkësinë ndërkombëtare që të marrë masa të menjëhershme ndaj Serbisë, siç thotë ajo, para se të jetë vonë.
"Komuniteti global duhet të ndërmarrë veprime menjëherë para se të jetë tepër vonë. Është e padrejtë që lutja e Qeverisë së Kosovës në lidhje me këto imazhe po shpërfillet, pasi ka gjasa që nëse situata do të ndryshonte, me një kërcënim nga Kosova ndaj Serbisë, Peter Stano dhe zyrtarë të tjerë të BE-së do të përgjigjeshin me shpejtësi me sanksione kundër Kosovës", përfundon ajo.