Serbia glorifikon sulmin terrorist në Banjskë si akt heroik, Stojkoviq: Nxitje për konflikte të ardhshme
Lexohet për: 2 min.
fotoo
3 muaj më parë
Linku u kopjua

“Të kujtojmë! Lavdi heronjve” është sllogani i vendosur në një pankartë në Serbi, me rastin e 1-vjetorit të agresionit serb në Banjskë të Zveçanit.

Avokati serb, Cedomir Stojkoviq ka thënë se në këtë mënyrë Serbia po e feston sulmin terrorist so një akt heroik.

Derisa ka akuzur autoritetet për nxitje të urrejtjes dhe festimin e veprave terroriste, ai ka bërë një krahasim mes shënimit të këtij agresioni dhe mënyrës sesi udhëheqësit palestinezë festojnë aktet e Hamasit.

Në postimin e tij shihet edhe pankarta që përkujton sulmin  e 24 shtatorit të vitit të kaluar me sloganin: "Të kujtojmë! Lavdi heronjve."

“Në përvjetorin e sulmit terrorist në Kosovë/Banjska të organizuar nga Aleksandar Vuçiq, në Serbi ai sulm festohet si akt heroik, organizuar nga partia në pushtet: ‘Të kujtojmë! Lavdi heronjve nga Banjska’. Qëllimi është i njëjtë me atë kur udhëheqja palestineze feston terrorizmin e Hamasit: të ruajë urrejtjen për konfliktet e ardhshme”, ka shkruar Stojkoviq në X.

Kujtojmë se Milan Radoiçiq ka marrë përgjegjësinë për agresionin ndaj Kosovës, ku më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku. Ai kërkohet nga Interpol, por vazhdon të endet i lirë në Serbi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025