Serbia dërgon ndihma ushtarake në rajonet e Ukrainës të pushtuara nga Rusia
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Serbia dërgon ndihma ushtarake dhe humanitare në rajonet e Ukrainës të pushtuara nga Moska, duke i cilësuar si pjesë të Rusisë.

Ambasadori rus në Serbi Alexandar Botsan-Kharchenko ka vizituar qytetin e Cajetinës në Serbi dhe edhe zyrën për bashkëpunim me federatën ruse ku mblidhen ndihma humanitare e ushtarake të cilat si destinacion kanë regjionet e ndryshme të Rusisë.

Autoritet serbr njoftuan se do të dërgonin ndihma në Zaporizhzhya, rajonin e Ukrainës që është pushtuar nga Rusia.

Edhe pse ndërkombëtarët vazhdimisht i kanë bërë thirrje Beogradit që të vendos sanksione ndaj shtetit rus për shkak të luftës që po bën në Ukrainë, Serbia po vazhdon t’i thellojë bashkëpunimet me zyrtarët e Vladimir Putinit në Serbi.

Madje me sa duket, predidenti serb, Aleksandër Vuçiq po e cilëson rajonet e pushtuara ukrainase si pjesë e shtetit rus.

Ekspertet thonë se vendimi për dërgimin e ndihmave në një rajon që është pushtuar nga Rusia, tregon më së miri “afrimin” e Aleksandër Vuçiqit me presidentin e Rusisë, transmeton Top news.  

Ambasadori rus mori pjesë edhe në ceremoninë e emërtimit të një rruge në emër të vullnetarit nga Rusia Vitaly Bulakh që ishte pjesë e ushtrisë jugosllave i vrarë në betejën e Koshares.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024