Sekuestrohen 8 kg kanabis në Tiranë
Lexohet për: 2 min.
330331948_1504993299991527_2242176747395771142_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

8 kg kanabis u sekuestruan nga Policia, në Tiranë, gjatë operacionit policor të koduar “Folloëing”, ku dy shtetasit që e kishin fshehur lëndën narkotike në automjet dhe tentuan të largoheshin kur u lokalizuan nga Policia, u kapën dhe u vunë në pranga.

Policia në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit, në operacionin “Demolition”, në Tiranë, çoi në pranga 2 shtetas që vodhën një automjet, e çmontuan atë dhe i shitën pjesët.

“1 shtetas i shpallur në kërkim për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, u kap dhe u vu në pranga, gjatë operacionit policor të koduar “Kultivuesi”, në Krujë. 3 shtetas të dyshuar si autorë të 53 vjedhjeve të kryera në qytetin e Shkodrës, disa prej tyre me dhunë, u vunë në pranga nga Policia, gjatë operacionit policor të koduar “Adoleshentët”. Si rezultat i kontrolleve të shtuara, Policia Kufitare e Rinasit ka dokumentuar 2 raste të braktisjes së familjarëve të mitur, jashtë vendit, me qëllim kërkimin e azilit. Për 2 autorët e këtyre rasteve nisi procedimi penal. 1 shtetas u vu në pranga, pasi kishte punësuar në mënyrë të paligjshme një shtetas, për transportimin e 65 m3 dru, të cilat i kishte prerë në kundërshtim me ligjin, në Elbasan. Shërbimet e Policisë Elbasan kanë ndërhyrë në kohë, brenda stadiumit të qytetit të Peqinit, për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit të krijuar gjatë ndeshjes mes ekipeve të futbollit të Shkumbinit dhe të Delvinës. Për shefin e klubit të futbollit të Shkumbinit dhe trajnerin e klubit të futbollit të Delvinës, nisi procedimi penal”, thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024