Sektori i prodhimit në Turqi sinjalizon shenja përmirësimi
Lexohet për: 1 min.
photo-1634744230605-5f60794100e3
2 vite më parë
Linku u kopjua

Rënia në sektorin e prodhimit në Turqi, ka sinjalizuar disa shenja paraprake përmirësimi në fund të vitit, sipas “S&P Global”.

Indeksi i menaxherëve të blerjeve (PMI) të prodhimit u rrit në 48,1 në dhjetor nga 45,7 që ishte në nëntor. Çdo lexim nën 50,0 tregon tkurrje në sektor.

Përmirësimi i PMI-së në dhjetor ishte i dukshëm përsa i përket kërkesës, ku totali i porosive të reja u ngadalësua në nivelin më të ulët, në pothuajse një vit.

Gjithashtu, prodhimi ra me ritmin më të ngadaltë që nga muaji shkurt. Blerja e inputeve u moderua në një masë shumë më të vogël se në nëntor, ndërkohë që kompanitë rritën numrin e tyre të stafit me ritmin më të shpejtë në dhjetë muaj.

Inflacioni i çmimeve të inputeve regjistroi një rënie në muajin dhjetor, pasi në nëntor arriti nivelin më të ulët të tre viteve.

“Presioni i kostove në rritje nuk është aq ekstrem sa në vitin 2022, dhe kushtet e zinxhirit të furnizimit po përmirësohen”, tha Andrew Harker, drejtor i asociuar i ekonomisë në “S&P Global”. /DPA/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025