Sekretari amerikan i Shtetit shtyn udhëtimin në Pekin për shkak të frikës së spiunazhit
Lexohet për: 1 min.
900x600
1 vit më parë
Linku u kopjua

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken po shtyn udhëtimin e tij në Pekin për shkak të shqetësimeve të Uashingtonit rreth spiunazhit kinez, deklaroi një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit, shkruan DPA, përcjell KosovaPress.

Vizita do të bëhet në një kohë tjetër sapo ta lejojnë rrethanat, theksoi zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit.

Blinken do të nisej të premten, por vonesa vjen pasi një tullumbace spiune kineze u pikas nga ushtria amerikane mbi shtetin veriperëndimor të SHBA-së në Montana.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024