Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën plenare të radhës, ku pritet të miratohen disa pr/ligje.
Si pikë e parë e rendit të ditës është një interpelancë me ministren e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro e kërkuar nga deputetja e PD, Ina Zhupa.
Kuvendi pritet të votojë edhe projektvendimin “Për zgjedhjen Komisioner në Seksionin për Policinë, Shërbimin Sekret, Burgjet, Forcat e Armatosura dhe Pushtetin Gjyqësor në institucionin e Avokatit të Popullit”, projektvendimin “Për zgjedhjen Komisioner në Seksionin për Organet e Administratës Qendrore, të Pushtetit Vendor dhe të të Tretëve që Veprojnë për Llogari të Tyre në institucionin e Avokatit të Popullit” si dhe projektvendimin “Për propozimin e një anëtari të Komisionit të Prokurimit Publik”./ATSh/