Legjenda e Manchester United, Paul Scholes e ka lavdëruar punën që e ka bërë Arsenali për ta transferuar Leandro Trossard, por beson se pretendenti për titull duhet të synojë të bëjë më shumë transferime para se të mbyllet merkatoja dimërore.
“Topçinjtë” transferuan Trossardin nga Brightoni për 34 milionë euro, dhe sulmuesi belg bëri një paraqitje fantastike në debutimin e tij për klubin kundër Manchester United pasi që hyri në lojë si zëvendësues, raporton KosovaPress.Ndërsa Scholes e cilësoi nënshkrimin e Trossard si një transferim të madh, fituesi i 11 herë i Premier Ligës e di vlerën e madhe të rezervistëve dhe beson se Arsenali duhet të përforcohet ende më shumë.
“Ata lojtarë të cilët inkuadrohen në lojë mund të mos jenë aq të mirë sa titullarët, por ata mund të jenë edhe më të mirë kur e startojnë ndeshjen nga banka rezervë. Kur Leandro Trossard u inkuadrua në vend të Gabriel Martinellit kundër United, nuk mendova se e dobësoi Arsenalin, dhe me të vërtetë nuk e bëri”, tha Scholes.
Duket sikur Arsenali është dakord me fjalët e legjendës së United, pasi që së fundi ka konfirmuar transferimin prej 30 milionë eurosh të qendërmbrojtësit Jakub Kiwior nga skuadra e Spezias, dhe thuhet se londinezët po synojnë të përforcojë edhe reparte të tjera.
Raportohet se Arsenali po përpiqet të rrëmbejë lëvizjen e Chelseat për mesfushorin e Brightonit, Moises Caicedo, ndërsa numri 8 i Juventusit, West McKennie thuhet se është gjithashtu në radarin e “Topçinjëve”.
Arsenali në vendin e parë ka pesë pikë më shumë se Manchester City në vendin e dytë, me një ndeshje më pak të zhvilluar se kampioni aktual anglez.