Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës ka vlerësuar se vit shkollor do të fillojë me problemet të cilat i krijojë MASHTI me eksperimentin e gabuar për tekstet shkollore. Ata thanë se mësimin pa qenë të sigurt se do të kenë tekste shkollore të mjaftueshme.
Sindikata mblodhi sot kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të universiteteve, që janë përfaqësues të anëtarësisë që nga çerdhet e deri në universitete, ku u tha se“Duke se më shumë do t’i gëzonte greva për ta drejtuar gishtin drejt nesh e për të heshtur lëshimet dhe mungesa e përgatitjeve që MASHTI është dashur t’i bënte. Ky vit shkollor do të fillojë me problemet të cilat i krijojë MASHTI me eksperimentin e gabuar për tekstet shkollore...Nagavci na doli me një lajm që i ka stresuar edhe prindërit por edhe neve si mësimdhënës, ngase ajo thotë se gjoja se gjoja për të mbrojtur buxhetin për të , gjoja se shtëpitë botuese tinëz i paskan ngritur çmimet, ajo sjell venim që tekstet shkollore të shpërndahen nëpër librari, që një pjesë e qyteteve nuk ka fare dhe prindërit të vrapojnë në e-Kosova, të aplikojnë, të presin rimbursime dhe në këtë situatë, ne si punëtorë të arsimit me vite, jemi të sigurt se viti shkollor nuk do të fillojë si duhet, ngase do të kalojnë ditë e ditë e nxënësit tanë nuk do të jenë të pajisur me mjete shkollore e me tekste, jo me fajin e tyre por me fajin e MASHTI-t, i cili është dashur ta vazhdojnë traditën e t’i kemi me kohë librat shkollor ”, tha ai, duke shtuar se në të kaluarën në mes të gushtit MASHTI ftonte në takim të përbashkët, përfaqësuesit e SBASHKU-t, përfaqësues të prindërve, të Asociacionit të komunave, gjë që nuk ka ndodhur.
Ai ka akuzuar MASHTI-in edhe për mungesën e trajnimeve për mësimdhënës, derisa SBASHKU tha se kanë bërë trajnime, ku kanë marrë pjesë mbi 18 mijë mësimdhënës.
Në këtë takim, koordinatori për organizim të brendshëm në SBASHK, Ymer Ymeri numëroi vështirësitë në e-Kosova.
Përndryshe, deri tash janë mbi 50 mijë aplikime në eKosova.