Satelitët tregojnë se Evropa po goditet nga valë e të nxehtit gjatë dimrit
Lexohet për: 2 min.
satelit
1 vit më parë
Linku u kopjua

Evropa hyri në vitin 2023 me atë që meteorologët e përshkrujnë si valën më intensive “të ngrohjes” të dimrit në histori. Dita e Vitit të Ri 2023 në shumë vende të Europës Qendrore ishte mot me rekorde temperaturash të larta në të gjithë kontinentin.

Ndërsa shumë njerëz mund të kenë shijuar ditët e ngrohta me diell, ekspertët e ndryshimeve klimatike i kanë rënë këmbanave të alarmit. Në një imazh të marrë më 1 janar, sateliti i Evropës Sentinel-2 kapi qytetin Altdorf në Alpet Zvicerane ku temperaturat në këtë pjesë të vitit zakonisht janë ndërmjet minus 2 dhe plus 4 gradë Celsius.

Dita e 31 dhjetorit 2023, pa temperatura që shkonin rreth 19.2 gradë C  madje edhe natën që mbeti në 16 gradë C. Temperatura të ngjashme u regjistruan në shumë vende të tjera në Evropën Qendrore dhe Veriperëndimore, duke përfshirë Danimarkën, Holandën, Poloninë dhe Republikën Çeke. 

Sipas The Conversation 6.2% e masës së akullnajave malore në Alpet zvicerane u shkrinë në verë. Tani sezoni i dimrit, i cili zakonisht u jep një pamje mahnitëse, po dëshmon shkatërrimin e tyre. Më parë, shkencëtarët do të konsideronin një humbje vjetore prej 2% të akullit si të rëndë. 

Sipas Reuters, Alpet po ngrohen me 0,3 gradë C në dekadë, që është rreth dy herë më shpejt se mesatarja globale. Skenarët e bazuar në parashikimet aktuale të emetimeve të gazeve parashikojnë që deri në 80% të akullnajave alpine mund të zhduken deri në fund të këtij shekulli.

/rtsh.al/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024