Emisari special gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka deklaruar se duhen kompromise jo të lehta mes Kosovës dhe Serbisë për thellimin e bashkëpunimit në kuadër të Procesit të Berlinit.
Ai të enjten pasi përfundoi takimet në Kosovë, theksoi para mediave nevojën e bashkëpunimit të vendeve të rajonit për tregti të përbashkët, duke shtuar se iu ka kërkuar vendeve kompromise për lirinë e mallrave, parasë dhe tregtisë në rajon.
Në tetor do të mbahet samiti i radhës i Procesit të Berlinit, ku do të mblidhen përfaqësuesit e Ballkanit Perëndimor e të shteteve të Bashkimit Evropian, në kuadër të dhjetë vjetorit të kësaj nisme.
Emisari gjerman gjatë ditës është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe liderët e partive opozitare, Memli Krasniqi (PDK) dhe Lumir Abdixhiku (LDK).