Sarrazin: Kosova e Serbia ta zbatojnë Marrëveshjen e Ohrit, përfshirë asociacionin
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Manuel Sarrazin, përfaqësues special gjerman për Ballkanin Perëndimor, ka folur për EWB mbi mbështetjen e Gjermanisë për hyrjen e Kosovës në Këshillin e Evropës, pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës votoi pro hyrjes javën e kaluar. Ai ka thënë se Gjermania është përkrahëse e fuqishme e Kosovës dhe janë pro afrimit të Kosovën në Evropë, porse vendimi për anëtarësim do të merret nga Këshilli i Ministrave në muajin maj. “Ne qëndrojmë pas idesë për ta afruar Kosovën me Evropën, që nënkupton edhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës. Por vendimi në fund do të jetë me Këshillin e Ministrave dhe është thelbësore që Kosova tani të bëjë gjithçka që mund të bëjë për të bindur një shumicë të gjerë të shteteve anëtare. Sidomos të drejtat e pakicave janë një temë kyçe për Këshillin e Evropës”, tha ai.

Duke komentuar kërkesën e Beogradit zyrtar për formimin e asociacionit të komunave serbe dhe nëse do të mbetet themelimi i asociacionit kusht për anëtarësimin e Kosovës në KiE, emisari special gjerman për Ballkanin Perëndimor deklaroi se të dyja palët duhet të përmbushin marrëveshjen e Ohrit. “Për palën gjermane, kriteret e përmendura nga Serbia nuk janë publikuar asnjëherë si kriteret tona për anëtarësimin e mundshëm të Kosovës në Këshillin e Evropës. Në përgjithësi, situata e ballafaqimit me minoritetet në Kosovë është shumë relevante. Por Kosova ka obligim nga marrëveshjet e Brukselit të arritura në vitin 2011 dhe 2013 si dhe nga marrëveshja e Ohrit për të zbatuar asociacionin. Ajo që është e qartë është se Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë Marrëveshjen e Ohrit, e cila përfshin themelimin e asociacionit”, ka thënë ai. Duke folur rreth kundërshtimit të Serbisë për hyrjen e Kosovës në Këshillin e Evropës, emisari gjerman theksoi se Serbia nuk duhet ta ndalojë Kosovën të hyjë në organizatat ndërkombëtare dhe veprimet e Beogradit zyrtar nuk janë në përputhje me marrëveshjen.

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
2,117
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024