Numri i qytetarëve që jetojnë në kryeqytet, po konsiderohet se është dyfishuar në vitet e fundit. Megjithatë, ky numër nuk do të reflektohet edhe në të dhënat që do të dalin nga regjistrimi i popullsisë, i cili përfundoi dje (24 maj). Sociologu, Genc Xërxa potencon se ka qytetarët të cilët jetojnë me vite në Prishtinë, porse procesin e regjistrimit e kanë kryer në vendlindjet e tyre. Sipas tij, për të pasur të dhëna të sakta, rezidentët në kryeqytet, duhet të regjistrohen si banorë të kësaj pjese të Kosovës.
Në një intervistë për KosovaPress, Xërxa thotë se numri i qytetarëve të Prishtinës, duke përfshirë edhe lëvizjet e kohëpaskohshme, arrin shifrën prej gjysmë milioni, krahasuar me atë të vitit 2011, kur ishin rreth 205 mijë banorë. Porse, sipas tij në procesin e regjistrimit të tyre, mund të ketë parregullsi, që qojnë në numrin jo real të banorëve që jetojnë në kryeqytet. Ndërsa, nga ASK-ja nuk kanë treguar se sa mund të jetë numri i tanishëm i banorëve në Prishtinë me regjistrimin e fundit popullsisë.
Ndërkaq, sa i përket rezultateve preliminare të regjistrimit të popullsisë në gjithë Kosovën, që pritet të dalin brenda tre muajve, e që është raportuar se mund të ketë rënie të numrit, Xërxa thotë se për këtë ndikojnë faktorë të ndryshëm.
Sipas tij, migrimi i popullsisë kohëve të fundit, mund të ndikojë në uljen e numrit të tyre.
Ndërkaq, me propozim të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Agjencisë së Statistikave të Kosovës, regjistrimi i diasporës, përmes portalit eDiaspora është shtyrë deri më datën 31 gusht të këtij viti./Z.Zeneli/
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...