Sarandë: 62-vjeçari bie nga skelja në vendin e punës, niset me helikopter për në spital
Lexohet për: 1 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Një 62-vjeçar është plagosur rëndë pasi ka rënë nga një lartësi teksa punonte në një kantier ndërtimi. Servet Ziflaj është nisur para pak minutash me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Burime spitalore bëjnë me dije se ai është paraqitur ditën e djeshme në spitalin e Sarandës pasi kishte rënë nga një lartësi në kantierin ku punonte.

Fillimisht ai ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore, por ditën e sotme ka rënë në gjendje koma. Për shkak të gjendjes së rënë është transportuar me helikopter drejt Tiranës. /TopChannel/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024