Sampdoria shkarkon Pirlon
Lexohet për: 2 min.
Andrea Pirlo
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Sampdoria ka konfirmuar se Andrea Pirlo është shkarkuar nga detyra e tij si trajner pas 14 muajsh në krye të Serie B.  Ish-reprezentuesi legjendar i Italisë largohet nga klubi pas një fillimi të vështirë në sezonin 2024-25, pasi ka marrë vetëm një pikë nga tre ndeshjet hapëse, gjë që e ka lënë Sampdorian të dytë nga fundi në nivelin e dytë.

Samp barazoi me Frosinonen të rënë së fundmi në ditën e hapjes së sezonit, por më pas pësoi humbje 1-0 dhe 3-2 ndaj Reggiana dhe Salernitana respektivisht, përcjellë KosovaPress.

Sampdoria gjithashtu nuk arriti të promovohej sezonin e kaluar, duke e përfunduar sezonin në vendin e shtatë me 55 pikë, 18 më pak se Como.

Sampdoria ka konfirmuar se stafi i trajnerëve të Pirlos janë larguar të gjithë nga klubi gjithashtu, përkatësisht Roberto Baronio, Mauro Bertoni, Nicola Pavarini dhe Raffaele Clemente.

“Trajneri dhe stafi i tij janë të gjithë falënderuar për angazhimin dhe profesionalizmin e tyre të demonstruar gjatë kohës së tyre duke punuar për klubin”, shkroi Sampdoria në një deklaratë zyrtare.

Pasi iu bashkua në qershor 2023, Sampdoria ishte skuadra e tretë e madhe që Pirlo ka drejtuar, pas periudhave të tij në krye të Juventusit dhe Fatih Kamagumruk në Super Ligën Turke.

Raportet e menjëhershme sugjerojnë se Andrea Sottil është favorit për të zëvendësuar Pirlon te Sampdoria.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025