Samiti i Diasporës në Tiranë, për forcim lidhjesh me shqiptarët në mbarë botën
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Samiti i Diasporës në Tiranë, për forcim lidhjesh me shqiptarët në mbarë botën
Samiti1234
06/04/2026 - 19:52
Linku u kopjua

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, publikoi agjendën e Samitit të katërt të Diasporës, që do të zhvillohet nga 13 deri më 15 prill në Tiranë. Ky samit synon të forcojë lidhjet me shqiptarët në mbarë botën dhe të kthejë idetë në veprime konkrete për zhvillimin e vendit.

“Përmes Rrënjëve Lartësohemi, Të Bashkuar Forcohemi. Tre ditë energjie, idesh dhe bashkëpunimi me shqiptarë nga e gjithë bota. Një samit që synon të kthejë lidhjet në veprim dhe vizionin në mundësi konkrete për të ardhmen”, shkroi në rrjetin X, ministri Hoxha.

Ai shtoi se Samiti do të ofrojë një program të detajuar me panele tematikë ku pjesëmarrësit mund të zgjedhin fusha të ndryshme interesi, duke përfshirë ekonomi, kulturë, art dhe teknologji.

Pjesëmarrësit mund të plotësojnë formularin online për të rezervuar vendin e tyre dhe për të zgjedhur panelet që i frymëzojnë më shumë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026