Sami Lushtaku paditi për shpifje Albin Kurtin
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Sami Lushtaku paditi për shpifje Albin Kurtin
Sami-Lushtaku1234
20/05/2026 - 19:21
Linku u kopjua

Kryetari i Skenderajt Sami Lushtaku bëri të ditur se përmes avokatit të tij dorëzoi padi për shpifje ndaj Albin Kurtit, pas deklaratave të pavërteta dhe tendencioze ndaj tij.

“Nuk do të lejoj që emri im, kontributi im dhe dinjiteti im të përdoren për propagandë politike, mashtrime publike e shpifje të ulëta.

Kjo është një përgjigje e qartë për çdo tentativë linçimi politik. Çdokush që shpif e manipulon me të pavërteta, do të përballet me të njëjtin veprim dhe me përgjegjësi para ligjit!”, shkroi Lushtaku.

Padia e Lushtakut u bë pasi Kurti të hënën mbrëma ka thënë se Lushtaku me veturë zyrtare ka dashur ta godasë eskortën e tij gjatë fushatës në Skenderaj për zgjedhjet e shkurtit 2025.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026