Samadrexha kthehet në garë për titull ndaj Shqiponjës
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Samadrexha kthehet në garë për titull ndaj Shqiponjës
Samadrexha është rikthyer në garë për titull të kampionit në Superligë në hendboll në konkurrencën e vajzave.
Të enjten mbrëma në arenën “Afrim Bunajku” në Samadrexhë, skuadra vendase e mposhti Shqiponjën e Gjakovës me rezultat 29:23. Rezultati tani është 2:1 në të mirë të Shqiponjës, të cilës i duhet edhe një fitore për t’u shpallur kampione. Ndeshja e katërt luhet në fundjavë në Gjakovë.
Ndërkohë, Samadrexha ishte shumicën e kohës në epërsi. Mysafiret barazuan disa herë në pjesën e parë, por kaluan në epërsi, ku rezultati ishte 14:11 pas pjesës së parë, derisa në të dytën epërsia e skuadrës samadrexhase u rrit edhe më shumë, ndonëse mysafiret nuk u dorëzuan duke e bërë sfidën interesante.
Më efikasja te Samadrexha ishte Vitoria Oliveira me 11 gola. Shtatë i realizoi Arona Krasniqi, kurse te Shqiponja, Alma Nivokazi i kishte tetë gola. Pesë i shënoi Ana Carolini Gonçalves.
KosovaPress