Sali Berisha rikonfirmohet kryetar i “Rithemelimit”
Lexohet për: 1 min.
Sali Berisha
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Kuvendin Kombëtar të “Rithemelimit” të PD-së, ku u votëbesua ish-kryeministri Sali Berisha, si drejtues i kësaj lëvizjeje.

Nga numërimi i votave ka rezultuar se Berisha ka marrë mbështetjen e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar, për të vijuar punën si kryetar i “Rithemelimit”.

Sipas njoftimit të përfaqësuesit për çështjet ligjore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso, Berisha ka marrë 938 vota pro nga 993 vota të vlefshme në Kuvend. Kundër kanë votuar 55 delegatë.

Votëbesimi i Berishës erdhi me kërkesë të vet ish-kryeministrit, pas humbjes së thellë të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet lokale të 25 prillit.

Po ashtu, në rendin e ditës ishin edhe disa pika të tjera, që lidhen me zhvillimet e brendshme në parti apo gjendjen e vendit dhe miratimi i një rezolute si do të vazhdojë aksioni opozitar. /EuronewsAlbania

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025