Zëvendëskryesuesi i Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Veriut, Skënder Sadiku, ka thënë se veriut të Kosovës i nevojitet paqe. Ai ka kërkuar normalitet për qytetarët e asaj pjese, duke e theksuar nevojën për normalitet dhe paqe. Sadiku, ka thënë se qytetarët shqiptarë e edhe ata serbë, janë lodhur nga situatat dramatike që krijohen vit pas viti.
“Edhe komuniteti shumicë serbë, 23 vite me lojëra e heronjve e viktimave është shumë për një qytet me 5km katrorë, kërkojmë normalitet. Në fund të ditës atje ka njerëz ka familjarë, ka njerëz i kanë sytë nga mediat, i kanë sytë nga Prishtina e Beogradi, Brukseli e Amerika. Jemi lodhur, po kërkojmë shpresë, shpresojmë të jetë ky treni i fundit… duhet qetësi edhe tek komuniteti serbë, edhe ata janë lodhur”, ka deklaruar ai.
“Fokusi ka qenë tek ato objekte, mos të krijohet panik tek qytetarët… sikur të hidhej ndonjë garantë do të kishte pasoja të mëdha. Janë gjëra të trishta, janë gjëra që 23 vite jemi lodhur, po flas prej prizmit të qytetarit”, ka deklaruar ai.
Në fund, ai e ka theksuar nevojën për mbajtjen e zgjedhjeve në komunat me shumicë serbe, duke thënë se kjo i ruan institucionet e shtetit të Kosovës./Rtv Dukagjini