‘Sa më shpejtë të hapet ura pavarësisht kundërshtimeve të BE-së’
Lexohet për: 2 min.
Doli 31 05 2024
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Këshilltarja komunale e Mitrovicës Veriore, Aida Doli, ka kërkuar hapjen e urës kryesore të Ibrit edhe për automjete sa më shpejtë, pavarësisht kundërshtimeve të BE-së.

Ajo gjatë një interviste për KosovaPress, tha se Kuvendi Komunal i Mitrovicës Veriore qëndron prapa vendimit nga viti i kaluar për hapjen e urës.

Sipas saj, çështja e urës ka qenë pjesë e dialogut në vitin 2015, ku është marrë vendim lirimi dhe hapja e saj.

Ajo potencoi se Kuvendi Komunal i Mitrovicës Veriore është i fuqishëm ta mbroj këtë vendim përkundër kundërshtimeve dhe se kthim prapa të këtij vendimi nuk ka.

‘Kuvendi Komunal qëndron prapa vendimit të cilin e ka marrë vitin e kaluar dhe rrjedhimisht ura e Ibrit nuk është çështje e dialogut me Serbinë, sepse kjo çështje ka qenë në dialog në vitin 2015, ku është marrë vendim që të lirohet kjo pjesë. Andaj, ne si Kuvend Komunal sot i qëndruam prapa kësaj që të hapet sa më shpejtë ura e Ibrit për lëvizje të mjeteve motorike… Mendoj se është i fuqishëm (Kuvendi Komunal) përderisa i qëndrojmë prapa dhe ky vendim nuk kthehet prapa më… Unë besoj se po, do ta realizojmë këtë vendim… Po, ne i qëndrojmë prapa vendimit të cilin e kemi marrë bashkërisht si Kuvend Komunal i Mitrovicës së Veriut… Po, po (përkundër kundërshtimit të BE-së v.j.)’, ka thënë Doli.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025