Rusia do të kthejë diplomatët rusë nga SHBA në Moskë
Lexohet për: 1 min.
download (1)
2 vite më parë
Linku u kopjua

Një aeroplan qeveritar rus do të shkojë nga Shën Petersburgu në Uashington që të kthejë diplomatët rusë në vendin e tyre, tha të shtunën në llogarinë e saj në  Telegram zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova, transmeton CNN.

“Ky avion do të kthehet në atdheun e tyre diplomatët rusë, të cilët qeveria amerikane i ka shpallur persona non grata”, shtoi Zakharova. Asnjë afat kohor nuk ishte dhënë në deklaratën e Zakharova.

Qeveria e SHBA miratoi një fluturim charter nga qeveria ruse për të lehtësuar largimin e personelit të misionit rus të Kombeve të Bashkuara, të cilët u dëbuan për abuzim me privilegjet e tyre të qëndrimit.

Ky përjashtim i veçantë u bë në përputhje me rregulloret federale për të siguruar që personeli i misionit rus dhe familjet e tyre të largoheshin deri në datën që kishim udhëzuar, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025