Rusia bëhet furnizuesi më i madh i naftës në Kinë
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Importet kineze të naftës së papërpunuar nga Rusia u hodhën në nivele rekord në maj, ndërsa Arabia Saudite humbi statusin e saj si furnizuesi kryesor i Kinës.

Kompanitë kineze kanë rritur blerjet e tyre të naftës bruto ruse në muajt e fundit pasi iu ofruan zbritje të mëdha, pasi blerësit në Evropë dhe SHBA filluan të shmangnin energjinë ruse për shkak të sanksioneve.

Sipas Administratës së Përgjithshme Doganore të Kinës, importet e naftës së Kinës, të cilat përfshijnë furnizimin e gazsjellësit të Siberisë Lindore dhe dërgesat nga deti, arritën në rreth 8.42 milionë tonë muajin e kaluar. Kjo e shtyu Arabinë Saudite në vendin e dytë me 7.82 milionë tonë.

Në mars, SHBA dhe Britania thanë se do të ndalonin naftën ruse, ndërsa Bashkimi Evropian po punonte për t'i dhënë fund varësisë së tij nga gazi rus.

Shifrat doganore të publikuara sot tregojnë gjithashtu se Kina importoi 260.000 ton naftë bruto iraniane muajin e kaluar, raporton BBC.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025