Shumë rusë kanë rezervuar me nguti bileta njëdrejtimëshe për t’u larguar nga Rusia, pasi presidenti i shtetit, Vladimir Putin, ka shpallur mobilizim të pjesshëm të rezervistëve ushtarakë për luftën në Ukrainë. Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, ka thënë në një intervistë televizive se do të mobilizohen 300.000 rezervistë me përvojë përkatëse ushtarake.
Çmimet e biletave janë rritur menjëherë, pasi ka shqetësime se kufijtë e Rusisë mund të mbyllen shpejt, apo që Putin mund të shpallë mobilizim të plotë. Rekrutët rusë në rajonin Jegorshino, duke u nisur për shërbim në forcat e armatosura ruse. Qershor, 2022. Një numër i madh i rusëve veçse kanë lëshuar shtetin prej kur Putin ka urdhëruar ushtrinë që të pushtojë Ukrainën gati shtatë muaj më parë.
Një grup me bazë në Beograd, i quajtur, Rusët, bjellorusët, ukrainasit dhe serbët të bashkuar kundër luftës, ka bërë të ditur se nuk ka më bileta për fluturimet nga Rusia në Beograd deri në mesin e muajit tetor. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky gjatë paraqitjes së tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Edhe biletat për fluturimet drejt Turqisë, Gjeorgjisë dhe Armenisë, janë shitur po ashtu.
Beogradi nuk u është bashkuar sanksioneve të Perëndimit kundër Rusisë për luftën e nisur në Ukrainë. Vendet aleate sikurse Bjellorusia dhe Kina, nuk kanë vënë po ashtu sanksione ndaj Rusisë. Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL/