Rumania me inflacionin më të lartë në BE, Lituania e fundit
Lexohet për: 1 min.
inflacioni
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Inflacioni vjetor u regjistrua në 2.4% në eurozonë dhe 2.6% në BE në prill, zbuloi sot Eurostat.

Të dyja shifrat ishin të qëndrueshme në krahasim me shifrat e marsit, por ranë nga 7% dhe 8.1%, përkatësisht, nga prilli 2023, zbuloi autoriteti statistikor i bllokut 27 anëtarësh.

Normat më të ulëta kombëtare vjetore janë në Lituani (0.4%), Danimarkë (0.5%) dhe Finlandë (0.6%). Ndërkohë, normat më të larta vjetore janë shënuar nga Rumania (6.2%), Belgjika (4.9%) dhe Kroacia (4.7%).

"Krahasuar me mars 2024, inflacioni vjetor ra në pesëmbëdhjetë shtete anëtare, mbeti i qëndrueshëm në katër dhe u rrit në tetë," vuri në dukje Eurostat.

Ai tha se në prill 2024, kontributi më i lartë në normën vjetore të inflacionit të eurozonës erdhi nga shërbimet, të ndjekura nga ushqimi, alkooli dhe duhani, mallrat industriale jo-energjetike dhe energjia. /AA

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024