Rumani-Kosovë, Foda flet sot në konferencë për media
Sport
Lexohet për: 1 min.
Foda-141024
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Trajneri i Kosovës, Franco Foda do të flas sot në një konferencë për media para ndeshjes së radhës në Ligën e Kombeve kundër Rumanisë që zhvillohet më 15 nëntor.

“Dardanët” udhëtojnë në Bukuresht për një ballafaqim jetik në kuadër të grupit 2 në Ligën C dhe me një fitore eventuale do të barazohej me pikë me rumunët duke lënë kështu të hapur gjasat për kualifikim në ndeshjen e fundit ku Kosova ballafaqohet me Lituaninë në Prishtinë, raporton KosovaPress.

Konferenca do të zhvillohet nga ora 12:00, ndërsa stërvitja e parë e “Dardanëve” zhvillohet në orën 17:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024