Rrjeti X, ish-Twitter mbush 18 vjet
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Twitter, i cili tash quhet X, më 14 korrik 2006, hyni në përdorim, ndërsa sot është një nga platformat e mediave sociale më të mëdha në botë.

Rrjeti social ishte krijuar në mars 2006 nga Jack Dorsey, Evan Williams, Biz Stone dhe Noah Glass dhe hyri në përdorim në korrik.

Shërbimi shpejt fitoi popullaritet në mbarë botën, me 500 milionë përdorues të regjistruar në vitin 2012, të cilët postuan 340 milionë mesazhe në ditë.

Më 2013 Twitter ishte një nga 10 faqet e internetit më të vizituara dhe është cilësuar si “SMS e internetit.

Twitter do të thotë ‘Zog’ dhe në logon e saj përfaqësohet nga një lloj zogu blu që gjendet në Amerikë.

Ideja për emrin Twitter e ka zanafillën nga logoja e një faqeje interneti me emrin ‘Larry the Bird’ - Larry Bird, ish-basketbollist i njohur amerikan i skuadrës Celtics të Bostonit.

Pas blerjes së kompanisë nga pronari i Tesla-s në vitin 2022, Elon Musk ndryshoi emrin e platformës zyrtarisht në X, duke përfshirë edhe logon.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024