Rritja e çmimeve të vezëve po godet furrat e Amerikës
Tjera
Lexohet për: 1 min.
rmw-0187
3 orë më parë
Linku u kopjua

Çmimet e vezëve janë rritur ndjeshëm në Amerikë, dhe kjo ka prekur edhe Bread Furst, një furrë në Uashington, DC. Scott Auslander, menaxher i përgjithshëm i furrës, tha për CNN se furnizuesit e tij nuk dinë kur do të ulen çmimet e vezëve, ose nëse do të ulen ndonjëherë.

Bread Furst përdor rreth 150 vezë në ditë dhe tani po paguan më shumë se dyfishin e çmimit të vitit të kaluar. Për këtë arsye, ata rritën çmimet për të gjitha produktet në menu që përmbajnë vezë, duke përfshirë sanduiçin e njohur si " sanduiçi i pa rregullt me vezë", i cili tani kushton një dollar më shumë.

Çmimet e vezëve janë në rritje pas shpërthimit të gripit të zogjve, që çoi në asgjësimin e dhjetëra milionë pulave vitin e kaluar, duke detyruar shumë furra amerikane të rrisin çmimet për të përballuar krizën e vezëve.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025