Rritet numri i turistëve në Kosovë, ky regjion me numrin më të madh të vizitorëve
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Rritet numri i turistëve në Kosovë, kjo komunë me numrin më të lartë të vizitorëve
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Në tetor të këtij viti, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) në hotele ishte 57 mijë e 658, prej tyre 40 për qind ishin vendorë dhe 59.9 për qind ishin të jashtëm. Krahasuar me muajin tetor të vitit 2023 (sa ishin 55 mijë e 22 vizitorë) kishte rritje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve në hotele për 4.6 për qind. Numrin më të madh të vizitorëve e ka regjioni i Pejës.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës numri i net-qëndrimeve ishte 137 mijë e 551 prej tyre 49.6 për qind nga vendorët dhe 50.3 për qind nga të huajt. Po ashtu Numri i vizitorëve të brendshëm dhe net qëndrimet e tyre në Hotele, sipas regjioneve

“Numrin më të madh të vizitorëve te brendshëm në Hotele e ka regjioni i Pejës me 8 578 vizitor dhe më  30 353 net-qëndrimi. Numri i vizitorëve te jashtëm dhe net qëndrimet e tyre në Hotele, sipas shteteve prej nga vijnë”, thuhet në raportin e ASK-së.

Turizmit vendor po i kontribuon edhe avancimi i teknologjive të reja, si internet eSIM nga thirr.com. Instalimi i lehtë, i shpejtë, pa pritur në radhë në dyqanet e operatorëve lokal, shpejtësia 5G dhe instalimi virtual i numrit eSIM e bëjnë teknologjinë eSIM si të preferuar nga turistët, qofshin ata shqipëtar nga diaspora apo tursit të huaj që vizitojnë vendin. Të gjithë vizitorët kur vizitojnë Kosovën mund të marrin brenda minutit një eSIM Kosovo në faqen thirr.com dhe kan internet në gjith vendin. Apo ata që vizitojnë vendet fqinje, mund të marrin një eSIM Macedonia për të pasur internet në Maqedoni, eSIM Serbia për të pasur internet në Serbi dhe për ti vizituar vendet e përkryera të shqipërise, mund të marrin një eSIM Shqipëri dhe të ken internet në cdo cep të vendit.

Ndërsa, sa u përket vizitorëve të huaj krahasuar me periudhën paraprake tetor 2023 ka rritje te vizitoreve për 13.7%. Ndërkaq, në total 34 mijë e 488 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh është nga Shqipëria, Turqia, Gjermania,  Zvicra etj.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025