Rritet numri i përfituesve të pensioneve për veteranë, prin Deçani
Lexohet për: 2 min.
UCK
1 vit më parë
Linku u kopjua

Në tremujorin e parë të këtij viti ështët rritur numri i përfituesve nga skemat e pensioneve për veteranët e luftës. Në muajin mars të këtij viti përfituan pensione 36 mijë e 826 veteranë të UÇK-së ose 59 më shumë se në janar të këtij viti.

Statistikat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), tregojnë se në janar kishin përfituar 36 mijë e 767 veteranë, dhe në shkurt 36 mijë e 821.

Sipas skemës së pensioneve për veteranët e luftës nëpër komuna të Kosovës, numri më i madh është nga Deçani me 4.051, pastaj Peja me 3.675, Gjakova me 3.360, Prishtina me 2.731, Skenderaj me 2.616, Prizreni me 2.074 dhe Podujeva me 1.984.

Nga buxheti i shtetit, çdo muaj paguhen rreth 6 milionë 260 mijë euro për këtë kategori të skemës pensionale, shkruan KosovaPress.

Ndërkohë, krahasuar me dy vitet e kaluara, ka një rënie të numrit të përfituesve nga kjo kategori, ku kishte arrit numri mbi 38 mijë.

Sipas raportit të fundit të ASK-së, sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se gjatë muajit mars 2023: nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 21 mijë e 948 familje me gjithsej 86 945 anëtarë, dhe nga skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara kanë përfituar 3 mijë e 88 familje.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025