Rritet numri i banorëve në botë, bie në Kosovë
Lexohet për: 1 min.
314989868_853132206033121_6404667724055976409_n
2 vite më parë
Linku u kopjua

Derisa bota sot ka arritur numrin 8 miliardë banorë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është shprehur i shqetësuar për rënien e numrit të popullsisë në Kosovë.

Në tryezën “Perspektiva Demografike e Kosovës në Botën e Mundësive të Pafundme”, Konjufca tha se nga viti 1981, Kosova ka 400 mijë banorë më pak.

“Një prej aseteve që ka Kosova është popullata e saj e veçmas rinia kosovare. Por, duhet ta kemi parasysh që Kosova për çdo vit është më pak e re, për këtë të gjithë jemi të brengosur”, tha ai.

Konjufca shtoi se me pa durim po pret të miratohet në kuvend strategjinë për zhvillim të qëndrueshëm.

Ndërsa, kryetarja e Këshillit për Zhvillim të Qëndrueshëm, Fatmire Kollçaku ka thënë se shteti ynë është i interesuar për zhvillim të qëndrueshëm.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025