Rriten rastet e zjarreve por mungojnë zjarrfikësit
Lexohet për: 3 min.
zjarrfiksat-mungesa-200724
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Pas temperaturave të larta, numri i zjarreve është rritur në vendin tonë, teksa ai i zjarrfikësve mbetet i vogël. Ata po vlerësohet se nuk mund t’i mbulojnë të gjitha rastet. E përveç kësaj, kanë edhe mungesë të mjeteve për shuarjen e zjarreve dhe të sigurisë.

Kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve, Muharrem Beka dhe kryetarët e komunave i bëjnë thirrje qeverisë që urgjentisht të krijojë një ligj që i trajton në mënyrë të dinjitetshme dhe të barabartë të gjithë zjarrfikësit, pasi askush nuk është duke marrë përgjegjësi në këtë drejtim. 

Kryetari i zjarrfikësve, Muharrem Beka thotë për KosovaPress, se gjendja e tyre është alarmante dhe se asgjë nuk është duke funksioniar, teksa shton se nëse vazhdohet kështu, nuk do të ketë motiv për punë.

"Çështja e shërbimit të zjarrfikësve është bërë e patoleroueshme, kërkesat janë të kamotshme, gjendja është alarmante, sepse asgjë nuk po funksionon, dhe askush nuk është duke u marrë që të dilet prej kësaj situate...Numri i vogël i zjarrëfikësve, jashtë çdo kriteri. Shumica e komunave kanë dy apo tre zjarrfikësa në një ndërrim, që është e papërballueshme...Kur kemi parasysh përgjegjësitë e institucioneve vërehen qartë se ka mangësi në menaxhim dhe plotësimin e kërkesave, përjashtim Prishtinën, pasi i ka përfunduar orët jashtë orarit, ndërrimin e natës, festat, por puna e vikendit nuk është e rregulluar aty, në disa tjera komuna po. Mirëpo, problemi tash është çështja e rrezikshmerisë që qeveria ia ka ndërprerë zjarrfikësve dhe kompensimi i ndërrimit të natës, orëve jashtë orarit dhe festave zyrtare që disa komuna i paguajnë, disa tjera jo. Ne jemi dakorduar me Ministrinë e Punëve të Brendshme, që komunat të cilat nuk kanë buxhet t'i paguajnë, do të paguhen prej ministrisë, mirëpo nuk kemi marrë përgjigjje, jemi duke pritur. ... Askush nuk merr përgjigjësi si punëdhenës, çdoherë duke ia hedh fajin komuna-ministrisë dhe anasjelltas", thotë Beka. 

Beka flet edhe për numrin në rritje të zjarreve.

Në anën tjetër, të shqetësuar me këtë gjendje të zjarrfikësve janë edhe kryetarët e komunave. Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj thotë se me numrin aktual të zjarrfikësve është vështirë të mbulohen të gjitha zjarret që po shkaktohen.

Ai shton se kërkesat te institucionet përgjegjëse për rritjen e numrit të zjarrfikësve janë të shumta, porse pa përgjigjje.

Se ka mungesë të zjarrfikësëve e thotë edhe kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu.

Ai teksa shprehet i shqetësuar me këtë gjendje, thotë se ende nuk është definitive çështja e zjarrfikësve.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025