Suksesi ndaj Salernitanës ka një vlerë për Juventusin që shkon përtej tre pikëve të fituara në fushë. Për këtë është i bindur edhe trajneri Max Allegri, i cili pas ndeshjes nënvizoi rëndësinë e reagimit pas eliminimit nga Liga e Kampionëve.
“Të mërkurën u eliminuam, kjo gjë na mbeti peng. Askush nuk e priste që të dilnim nga Evropa”. ka deklaruar ai.
E ardhmja e Paulo Dybalas është një shqetësim për klubin dhe këto dyshime mbi të ardhmen e tij i konfirmon edhe trajneri toskan, përcjellë KosovaPress.
"Nuk e di nëse Paulo do të jetë lojtar i Juventusit apo jo, jam në linjë me klubin. Ne flasim shpesh, jam pjesë. i kompanisë. Nga ana ime është dëshira për të bërë mirë në këtë pjesë përfundimtare. Unë bëj vlerësime, pastaj ka kontrata, vullneti i lojtarëve e shumë gjëra. Marrdhënja ime me atë është shumë e mirë”, ka thënë Allegri në fund.