Rrëzohet një avion privat në brigjet e Letonisë
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Një aeroplan privat Cessna u rrëzua sot në brigjet e Letonisë, pasi NATO ngriti avionët e saj për të ndihmuar pasi kursi i tij i fluturimit ishte i paqëndrueshëm.

Sipas faqes së internetit FlightRadar24, Cesna 551, i regjistruar në Austri, po fluturonte nga qyteti Jerez, Spanja jugore, por nuk e bëri të ditur destinacionin.

Avioni u devijua dy herë, pranë Parisit dhe Këlnit, duke vazhduar drejt Detit Baltik dhe të kalonte pranë ishullit suedez Gotland, përpara se të humbiste shpejtësinë dhe lartësinë.

Një zëdhënës i Shërbimit Suedez të Shpëtimit tha se avioni u rrëzua në veriperëndim të qytetit letonez të Ventspils pasi u zhduk nga radarët.

Ekuipazhet e avionëve të NATO-s që ndoqën avionin më herët nuk panë askënd në kabinën e Cessna.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024